Deputeti i vetëm fitues në listën e lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “LOG.” në News24, kundërshtoi zërat që fajësojnë Diasporën për rezultatin e arritur nga votimi në zgjedhjet e 11 majit.
Muçi tha se forca e tij politike ka qenë pro këtij procesi, megjithëse mekanizmi kontrollues për votimin e Diasporës ishte i njëjtë si ai që u përdor në Shqipëri.
Redi Muçi: Ne kishim pritshmëri nga Diaspora se pothuajse gjysma e anëtarësisë së lëvizjes bashkë jeton në diasporë, janë profesionistë të lirë dhe për hir të së vërtetës këto u realizuan. 2.17% nga diaspora. 1.44% në rang vendi.
Në Tiranë nga votat e shqiptarëve kemi marrë 2.75% nga diaspora kemi marrë 3.85%. të gjihta problematikat përs ai takon votës së diasporës qëndrojnë, qoftë me fotografim të votës, apo presionin e administratës ndaj njerëzve të saj jashtë.
Por ne kemi qenë pro votës së diasporës. Kjo problematikë, presioni ndaj administratës nuk është vetëm te diaspora. Kjo ka ndikuar për rritjen e numrit të mandatave, nëse nuk e zgjidhim këtu brenda këtë problem skemi pse ja hedhim fajin diasporës.
()