Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kompaninë DHL se, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka bashkëpunuar me aktorë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar.

Sali Berisha: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhrave të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistë nga Tirana, nga punonjës a ish punonjës ambasadash dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrollit. Ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare është faktor që u shtri në votën e diasporës. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet e nuk do pranohet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook