Kandidat për Tiranën dhe sfida e opozitës/ Ilir Alimehmeti: PD e qartë për qeveri tranzitore! Politikani nuk duhet mbrojtur ‘me antiplumb’ ndaj drejtësisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 foli për zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe te sfidat e opozitës.

Gjatë intervistës në studio, Ilir Alimehmeti teza e PD ka qenë e qartë për një qeveri tranzitore.

“E kam thënë që ne flasim për vota, por nuk kemi folur për hallkën e parë, nëse jemi demokraci funksionale që për mua është jo. Mendoj që kryetari i partisë ka folur qartë, të mblidhen do shihet strategjia dhe në këtë moment është në fuqi fjala Primare. Por gjithashtu ka edhe një statut. Por nëse më pyesni personalisht unë disponibilitetin tim e kam dhënë që në 2022. Ne tezën e kemi artikuluar që duhet një qeveri tranzitore që të garantojë dy shtylla bazë. Që politikani, ministri, deputeti, të mos jetë në mbrojtje antiplumb ndaj drejtësia dhe po ashtu duhet të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme, nëse kët nuk garantohen, ne këtu flasim kot për hallka të tjera të zinxhirit. Ne sot dy muaj, 13 shkurt ka marrë qëndrim zyrtar PD në favor të këtij diskutimi. Pra zoti Boci mori përgjegjësi , u shpjegua që ne do shkojmë për një Kod elektorale përfaqësues dhe më pas patjetër do disktutuar”, tha më tej ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×