EMRI/ I arrestuar pak kohë më parë për çështje tjetër! Kush është ish-efektivi i policisë, i përfshirë në mega-operacionin “Ura”

Altin Morina, një ish-punonjës i Policisë së Shtetit, rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”. Emri i tij del sërish në hetime, këtë herë si bashkëpunëtor i grupeve kriminale, sipas dosjes së fundit të zbuluar nga autoritetet.

Morina u arrestua më 4 prill 2025, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale. Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e  efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook