Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona, për të cilët…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane, ka bërë me dije se qendra e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte në qytetin e Durrësit.

Ai theksoi se nuk do të bëhen publike të dhëna personale për individët ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë. Dumani shpjegoi se SPAK asnjëherë nuk jep gjeneralitete të plota e nuk ka pse të bëjë përjashtime në këtë rast.

Altin Dumani: Qendra e grupit ishte Durrësi. Nuk japim gjeneraliteti të personave që arrestohen. Ne nuk përmendim gjeneralitete dhe në këtë rast nuk bëjmë përjashtim. Nuk japim gjeneralitete për persona, masa për të cilët është ekzekutuar ose jo.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook