Pallati u përfshi nga flakët, banorja në lot teksa sheh godinën e shkrumbuar

Trishtimi dhe dëshpërimi kanë pushtuar banorët që humbën shtëpitë nga zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat në një kompleks banimi përballë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë.

Në vendngjarje, pamjet janë prekëse. Një grua, e cila besohet të jetë banore e pallatit, qëndron e përhumbur duke parë drejt ndërtesës së shkrumbuar, me lot në sy, teksa përpiqet të përballet me humbjen e madhe.

Mëngjesin e sotëm, dhjetëra qytetarë dhe kureshtarë janë afruar pranë zonës për të parë nga afër pasojat që la pas zjarri, i cili shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të pallatit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar dëmet e plota dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët përballen me pasiguri dhe nevojë për mbështetje pas kësaj ngjarjeje të rëndë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×