“Luftën e kemi me qeverinë”/ Shabani: Shumë shqiptarë votuan për partitë e reja, ka shpresë! Ftoj forcat e reja që të bashkohemi

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, i ftuar në News 24 deklaroi se zgjedhjet e fundit treguan se qytetarët po kërkojnë alternativa të reja politike.

Ai theksoi se partitë e reja arritën të marrin rreth 10 përqind të votave, duke krijuar sipas tij një mundësi reale për ndryshim. Shabani i bëri thirrje të gjitha forcave të reja politike që të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë aktuale, duke konsideruar Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn si bashkëpunëtorë të mundshëm në këtë kauzë.

Ai kritikoi ashpër pabarazinë në garën elektorale dhe mënyrën si funksionon aktualisht sistemi politik, duke e cilësuar si të pandershëm dhe të kapur nga paratë dhe pushteti.

Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani: Partitë e reja morën 10 përqind të votave dhe ka një dritë në fund të tunelit. Ftoj forcat e reja që të bashkohemi. Duhet që të bëhemi bashkë si forca të reja dhe të jemi më të fortë. Unë dua që Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj të bëhen bashkë. Luftën nuk e kemi me partitë e reja, por me qeverinë. Ne duhet të bëhemi në një front të bashkuar. Unë dhe Adriatik Lapaj e dhamë shembullin, u bëmë bashkë. Duhet të bëhemi bashkë të gjithë partitë e reja në një front. Këtu gara është e pabarabartë dhe e pandershme, ne shkojmë me fletë nëpër fushatë ndërsa pala tjetër është me Range Rover me para, që blen vota. Por, Sali Berisha është i fundit që mund të ankohet për rezultatin është kreu i PD, që kjo parti i ka bërë këto gjëra. Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, është qaraman. Edhe Rama nuk ka pranuar rezultatet kur kanë qenë në opozitë. Më vjen keq që me votat e Ilir Alimehmetit është bërë deputet Tedi Blushi. Unë jam në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Edi Rama ka shumë mandate deputetësh dhe kjo është e rrezikshme për demokracinë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook