Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në një lidhje në skype në emisionin “LOG.” në News24, i pyetur për detaje nga megaoperacioni antidrogë i shtrirë në Itali e Shqipëri, tha se Antimafia italiane ka kërkuar nga SPAK e GJKKO të firmosnin urdhër-arrestet që në 21 shkurt të këtij viti.
Sipas gazetarit Çelmeta, deri më tani, janë 2 njoftime zyrtare, njëi antimafias italiane dhe një nga SPAK, ku nuk thuhet cilët janë personat për të cilat janë lëshuar urdhërarreste nga policia shqiptare, as inicialet, apo sa urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet shqiptare.
“Nuk ka informacion zyrtar nga SPAK. Kemi marrë informacion për ndalimet në Vlorë, Fier e Tiranë por jo emrat e tyre.
Tek dosja e antimafias italiane, prokurori i Antimafies në 21 shkurt 2025 i ka kërkuar SPAK të firmosë urdhërarrestet, operacioni u krye pas zgjedhjeve, të bën të dyshosh se ky operacion u la të zhvillohet pas zgjedhjeve”, tha Çelmeta.
Sipas tij, janë 30 urdhër-arreste që firmosen nga GJKKO.
“Këto kanë qenë në dorë të SPAK e GJKKO”, tha gazetari i News24.
()