Pse u ndërhy te kreditë për shtëpi? Eksperti i Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu tregon arsyet e vendimit: Nuk ka shqetësim akut, por…

Klodion Shehu, specialist në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, i ftuar në Log. në News24, me temën “Kreditë për shtëpitë, pse ndërhyri BSH?”, u shpreh se kjo u bë që bankat e nivelit të dytë të jenë të vëmendshme.

Sipas Klodion Shehut, aktualisht nuk ka një shqetësim akut për Bankën e Shqipërisë në lidhje me tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ekspozimet e bankave në këtë sektor, por rrezikojmë të futemi në një cikël që mund të jetë shqetësues më vonë, prandaj merren masa.

“Tregu i pasurive të paluajtshme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe për stabilitetin financiar të tij. Me këtë rast, edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, veçanërisht në situata ku ka rritje të mirë ekonomike, norma interesi që janë konkurruese, kemi një rritje çmimi në përgjithësi. Mbështeten edhe kredia bankare. Rrezikojmë të futemi në një cikël vetëpërmbushës.

Përvoja e vendeve të tjera, kur ky cikël përmbushet, mundësia pastaj për korrektim të tregut është më e madhe dhe sigurisht sjell stres për stabilitetin financiar. Nuk jemi aktualisht në një shqetësim akut për Bankën e Shqipërisë në lidhje me tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ekspozimet e bankave në këtë sektor, që janë të kujdesshme. Zhvillimet janë shumë pozitive” – tha Shehu.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook