Klevis Balliu, drejtuesi politik në Qarkun e Tiranës për PD në zgjedhjet e 11 Majit, falënderon të gjithë ata që votuan për opozitën e bashkuar, teksa i quan qëndrestarë.
Sipas Balliut, ishte farsë elektorale, ndaj nuk hedh punën dhe sakrificën e atyre që votuan për koalicionin opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të degës 16, i falënderoj nga zemra për punën e tyre heroike. Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje, do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot” – thotë Klevis Balliu.
()