Tentoi të hynte në Shqipëri me 31 700 paunde të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Një 36-vjeçar që udhëtonte nga Londra është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të imtësishme në pikën e kalimit kufitar PKK Rinas, u konstatua se shtetasi A. H., 36 vjeç, kishte me vete 31 700 paund britanikë, të fshehura në çantën e shpinës dhe atë të brezit. Shuma nuk ishte deklaruar, siç kërkohet nga ligji për hyrje-daljet me vlera monetare të mëdha.

Pas konstatimit, paratë u sekuestruan dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin në fjalë. Autoritetet vijojnë kontrollet e detajuara në kufi, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 700 paunde të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook