A duhet të japë dorëheqje Berisha? Zhulali: Kreu i PD ka pozicion unik në parti, në këtë moment na duhet…

Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur në News 24 për situatën aktuale të partisë dhe për rolin e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se momenti nuk është i përshtatshëm për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas Zhulalit, Berisha ka një pozicion të veçantë në PD dhe është i angazhuar në misionin për të luftuar regjimin e Edi Ramë. Ajo theksoi se në këtë moment është e nevojshme që PD të përqendrohet në analizën e brendshme dhe të synojë krijimin e një qeverie teknike për të siguruar zgjedhje të lira.

Gazetarja: A jeni pro dorëheqjes së z Berisha?

Ilda Zhulali: Ne jemi përballë një regjimi dhe patronazhistët janë njerëz “ushtarë” që merr urdhra dhe i zbaton. Unë besoj tek liria dhe besoj se PD e përfaqëson misionin e lirisë. Partia Demokratike iu ka bërë ftesë të gjitha partive dhe ka kërkuar që partitë të jenë kundër Ramës. Më vjen keq që koalicioni nuk u bë më i madh, ne e bëmë ftesën. Një bashkim numrash do na nxirrte më mirë. PD do të bëjë një proces analize së brendshmi. Proceset që do të do të shikohen se janë transparencë. Nuk besoj se do të bënte mirë dorëheqja e Berishës, pasi i është futur misionit për të luftuar këtë regjim. Berisha ka guximin për të denoncuar krimin dhe regjimin. Sali Berisha ka pozicion unik në PD. Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm, por nuk besoj se ky është momenti për të debatuar për këtë gjë, por qeveria është përgjegjëse për manipulimin e procesit zgjedhor. Ne duam qeveri teknike, që të kemi zgjedhje të lira.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook