Anglia shumë shpejt do të nisë përgatitjet për ndeshjet e muajit qershor. “3 luanët” përballen me Andorrën në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, ndërsa në program është edhe një miqësore me Senegalin.
Për këto sfida, tekniku i anglezëve, Tuchel ka bërë publike listën e të ftuarve.
Në këto ndeshje, Tuchel do të provojë lojtarë të ndryshëm, duke qenë se kundërshtari nuk është i ndonjë niveli të lartë.