Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Pas shumë kohësh tratativa, kuqezinjtë dhe Tare kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Tare është papunë, që prej kohës që ishte te Lazio, ndërsa në Milano tani e pret një sfidë e re.
Ende nuk janë bërë të ditura shifrat e akordit, të cilat me siguri do të publikohen në vijim.
Milan synon që të rikthehet në majën e futbollit, diçka e tillë mundësohet nga lëvizje të zgjuara në verë. Gjetja e trajnerit të duhur apo edhe ndryshimet e duhura në organikë janë disa nga çështjet më të rëndësishme që do i marrë në dorë Tare.
(J.S/)