Ilir Proda falënderon Policinë e Durrësit për operacionin “Enigma”: Rrit besimin te qytetarët, inkurajoj të vijojnë me të njëjtin përkushtim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka një mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për finalizimin e operacionit “Enigma”.

“Të nderuar kolegë, drejtues dhe efektivë të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, organizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni me shkallë të lartë rrezikshmërie për kapjen e disa personave në kërkim për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të cilët qarkullonin me armë zjarri, me fishekë në fole, gati për qitje, dhe përballja me këtë rrezik me vendosmëri dhe profesionalizëm, është tregues i nivelit të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit tuaj.

Ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të lartë për kurajën e treguar gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Enigma”, operacion me impakt të lartë te qytetarët dhe një rast pozitiv për rritjen akoma më shumë të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Mbështes dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të vijojnë me përkushtim çdo veprim që synon parandalimin dhe goditjen e krimit, në të gjithë territorin e vendit. Jemi së bashku në betejat e përditshme për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë” – shkruan Proda.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook