“Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale”, Jozefina Topalli denoncon parregullsitë në votimet e Diasporës për qarkun Berat: Mobilizim të zarfeve nga selia

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar atë që ajo e ka quajtur “epoka e mrekullive elektorale”, referuar votimeve për qarkun e Beratit.

“Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia”, shkruan Topalli teksa vijon duke thënë se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.

Berati
Berati

“Shkëlqimi i Beratit, Fierit etj .. është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat.

Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar. ”, thotë në mesazhin e saj në facebook, Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për Diasporën.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×