Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi i cili ka diskutuar për aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit. Zekthi tha se aktualisht Partia Demokratike është duke ndjekur një vijë logjike dhe po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme. Sipas Zekthit Partia Demokratike për të ndryshuar qeverinë, duhet ta shikojnë veten si “instrument” i shoqërisë.
“Unë mendoj se Partia Demokratike po ndjek një vijë logjike dhe po bën atë që është më mirë për të. Aktualisht Partia Demokratike po merret me përmirësimin e gjendjes së brendshme. Partia Demorkatike për të ndryshuar qeverinë duhet ta shikoj veten si instrument i shoqërisë”, tha ai
Më tej shtoi se listat e primareve në Partinë Demokratike janë nevojitur për nevojat e brendshme të Partisë dhe se shoqërisë i duhet një opozitë që duhet të mendojë gjërat që do të realizojë.
Gjithashtu ai tha se largimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të ndryshonte asgjë tek partia pasi është e nevojshme që fryma e krijuar në ambientet e brendshme të largohet.
“Shoqërisë i duhet një opozitë e cila mendon se cilat gjëra do të realizojë pas 4 viteve. Listat e primareve të PD, kanë qënë për nevojat e brendshme të partisë.Largimi i Berishës nuk do të zgjidhte asgjë në Partinë Demokratike pasi duhet të largohet fryma e krijuar në parti aktualisht duke i hedhur fajin tek një person tjetër”, theksoi Zekthi
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek urimi i ambasadës së SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se e priste një reagim të tyre, por e konsideroi si një urim i “thatë” nga ana e ambasadës.
Sipas tij aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin.
“Edhe para mesazhit të ambasadës, unë e prisja reagimin e tyre. Zgjedhjet do të njiheshin edhe nga bota demokratike. Mund të them se qëndrimi i tyre ishte i thatë. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një stad që zgjedhjet edhe mund të mos njiheshin”, përfundoi Zekthi
()