Berisha: Farsa elektorale është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 3 4 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asnjë gjë poshtë nga këto që themi.
Sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërim, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë që të bëjë transparencën. Fare. Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Padiskutim kjo. Këtu nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën.