
Juristi Alban Daci, i ftuar “News24”, komentoi Samitin e Diasporës të mbajtur në Tiranë nga data 13 prill deri më 16 prill. Daci ka sjellë një tjetër këndvështrim të këtij Samiti duke pasqyruar edhe disa çështje të cilat i sheh si jo korrekte.
Gjatë intervistës, ai theksoi se Samiti i Diasporës i ngjante Kongreseve të Partisë së punës, ndërsa shton se ishte i gjithë një spektakël, ‘si mbrëmje gala’, por që shqiptarët e Diasporës nuk u dëgjuan dhe u panë thjesht si spektatorë.
Sa i përket situatës në Partinë Demokratike, tha se nuk ka aspak transparencë, duke shtuar se nëse nuk ka asnjë kandidat tjetër për garën për kryetar, përveç Berishës, s’mund të quhen zgjedhje.
“Na kanë dhënë të drejtën të zgjedhim por na kanë hequr të drejtën të zgjidhemi. Na thërrasin në mbrëmje gala, rezervojnë vende kryesore për drejtorë, për ministra, flasin po vetë dhe ne mbesim thjesht spektatorë. Në fillimet e veta ka pasur një tendencë pozitive sepse u ndërmorën disa hapa dhe praktikisht Diaspora hyri në kanalet e institucionalizimit. Mënyrën se përdoret edhe termi unë e kam kundërshtuar, lidhur me Diasporën. Samiti i ngjante kongreseve të partisë së punës…”, tha ai.
Ndërsa për krizën në Partinë Socialiste, Alban Daci u shpreh se, kandidaturën e Erion Braçes e sheh si një formë apo mënyrë nga vetë deputeti socialist për të mbyllur karrierën e tij.
“Braçe nuk ka krijuar armiqësi. Zoti Rama ka 4 mandate në pushtet, dhe 4 mandate që i mban në punësim patronazhistët. Natyra politike e zotit Rama është pranuar që nuk bën asgjë me imponim. Kërkesat e Braçes i shoh si një formë për të mbyllur karrierën e tij. Mund të kandidojë i pavarur. Nuk e mund, por e dëmton partinë”, u shpreh ai.
Gjithashtu një koment e bëri për zhvillimet politike në vend, për të cilën tha se opozita nuk është në lartësinë e duhur. Sa i përket protestave, shtoi se nuk po prodhon më asgjë dhe se lidershipi i PD duhet të ndryshohet.
“Të gjithë e dinë që Rama nuk largohet. Por një vend duhet të shpresojë që opozita të jetë në lartësinë e duhur. Por me këtë protesta më shumë dëmton imazhin e saj dhe largon mundësinë për të qenë fituese në këtë vend. Pra sheshi nuk prodhon më ngjarje të mëdha politike. Lidershipi i PD duhet të reformohet në themel. Nëse nuk ndodh i bën dëm. Është arsyeja kryesore që nuk frymëzon. Duhet të bëhet hapje e PD”, tha ai.
and then