“Partia Mundësia do të jetë një realitet i plotë politik”, Erald Kapri: Kemi marrë një rezultat premtues në Tiranë, shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të vërtetë…

Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar deputeti i ardhshëm në parlament, Erald Kapri i cili do të përfaqësojë partinë “Mundësia”. Në studio ai diskutoi rrugëtimin e tij si deputet, dhe pritshmëritë e partisë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ai tha se partia “Mundësia” do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë për të ngritur zëtin ndaj aferave të tjera në parlament.  Sipas tij partia e tyre do të jetë një realitet i plotë politikë.

“Do vazhdojmë të jemi në opozitë dhe do vazhdojmë të flasim edhe për afera të tjera në parlament. Partia Mundësia do të jetë realitet i plotë politik”, tha ai

Më tej ai shtoi se Partia “Mundësia” ishte palë e disa ankimimeve të bëra nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve dhe se ata kanë siguruar dy mandate të plota në Tiranë.

“Partia Mundësia është palë në disa ankimimeve që janë bërë nd nga opozita. Ne mund të konfirmojmë se “Mundësia ” ka dy mandate dhe kjo cështje është e mbyllur”, theksoi Kapri

Kapri deklaroi se nuk është thjesht beteja për një rotacion por, duhet të ruajmë demokracinë dhe fjalën e lirë e cila ndodhet në rrezik.  Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek SPAK edhe tek roli i saj në zgjedhjet e 11 majit. Kapri tha se SPAK ka bërë një punë të lavdërueshme por priste një ndërveprim më të fortë.

“Nuk është thjeshtë një betejë për rotacion, duhet të ruajmë demokracinë dhe fjalën e lirë të cilët janë në rrezik. Ne mendojmë se shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të vërtetë. SPAK ka bërë një punë të lavdërueshme dhe prisja një ndërveprim më të fortë”, përfundoi ai

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×