Shkrumbohet totalisht nga flakët një automjet në Lukovë, shpëtojnë mrekullisht turistët e huaj

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në Lukovë.

Sipas burimeve paraprake, zjarrfikësja e Sarandës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arritur të neutralizojë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet, turistë të huaj kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×