Harrojnë turpin e Beogradit! Mediat serbe e teprojnë me fantazinë: ‘Huliganët’ shqiptarë s’kishin mëshirë

“Tifozët shqiptarë treguan sjellje të dhunshme” – kështu e titullon media serbe “Pink” artikullin mbi ndeshjen Shqipëri–Serbi, e cila përfundoi në barazim pa gola (0-0), në stadiumin e Tiranës. Ky duel, pjesë e kualifikueseve për Kampionatin Botëror, pati jehonë përtej futbollit, duke u shndërruar në një provë tensioni, përmbajtjeje dhe vendimesh të diskutueshme arbitrale.

Sipas burimeve serbe, atmosfera në kryeqytetin shqiptar ishte tepër e elektrizuar, me raste ku situata dilte jashtë kontrollit. Raportimet theksojnë se disa prej futbollistëve të kombëtares serbe u goditën me objekte të hedhura nga tifozët në tribunë, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme të lojës. Mediat në Serbi dënuan ashpër sjelljen e publikut dhe kritikuan gjyqtarin për mungesë reagimi ndaj incidenteve.

“Në bazë të rregullave të UEFA-s, arbitri duhej të urdhëronte evakuimin e tribunave ose të ndërpriste përfundimisht ndeshjen,” shkruante një prej portaleve më të mëdha serbe. Më tej, theksohej se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në Beograd, “vazhdimi i ndeshjes do të ishte një version, që nuk do mendohej”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×