“Trump dhe Musk kanë bazë filozofie të ndryshme”, Selami Xhepa: Nuk besoj se ishin subvencionet për makinat që sollën përplasjen mes tyre

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Selami Xhepa, i ftuar në Log. në News24, është i mendimit se Trump dhe Musk kanë bazë filozofie të ndryshme dhe mund të ketë gjëra që jo të gjithë mund t’i lexojnë kur përplasen.

Sipas Xhepës, nuk ishin subvencionet për makinat që sollën përplasjen mes dy figurave amerikane, por duhet të ketë të tjera qefmbetje apo mosrakordime që bënë t’i japin duart njëri-tjetrit

Selami Xhepa: Ndoshta ka dhe shumë gjëra të tjera që ne nuk i lexojmë dot ose më saktë anën e fshehtë të kësaj historie, që tanimë nuk është më një histori dashurie. Mendoj se ka një bazë të filozofive të ndryshme që kanë këta dy individë. Në fillim kanë qenë bashkë me idenë që duan një shtet të vogël, që i shkon për shtat një qeverisje konservatore.

Aksioni i parë politik që ka bërë Elon Musk ishte kursimi i 35 miliardë dollarëve. Por nga pretendimi i famshëm i 2-3 trilionëve, ka një diferencë të madhe. Jo më kot u zgjodh USAID, pasi ishin paratë që dilnin jashtë Amerikës. Por nuk ishte një plan i mirë ose i duhuri dhe ka shumë amatorizëm. Nuk ishte i përgatitur Musk dhe nuk kishte një vizion të qartë. Kanë larguar ose kanë ikur vetë rreth 2 milionë punonjës publikë, mbi 100 mijë janë vetëm në administratën federale.

Populli amerikan mendoj se e mbështeti idenë e një qeverisje të vogël, me administratë më të reduktuar. Por disa pika hasën me ato që ishin thënë në fushatën elektorale. Por çuditërisht, pavarësisht këtyre masave, borxhi u rrit.

Në fakt, është e vërtetë që janë pezulluar suvbcencionet për makinat elektrike, por janë vendosur të reja për gjithë makinat e reja që prodhohen në Amerikë. Pra, të gjithë ata që duan të blejnë një makinë, do të kenë një subvencion të normës së interesit. Por nuk besoj se ky ishte argumenti i përplasjes Trump-Musk.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×