Aksidenti ajror me mbi 200 të vdekur në Indi! Reagon presidenti Begaj: Thellësisht i pikëlluar, shpreh ngushëllime të thella për ngjarjen

Një aksident ajror tragjik në qytetin Ahmedabad të Indisë ka lënë më shumë se 200 viktima, duke shkaktuar një dhimbje të thellë dhe reagime nga mbarë bota.

Në shenjë solidariteti me popullin indian, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar publikisht.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve dhe të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë.

Postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:

Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik ajror në Ahmedabad.

Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin e Indisë.

Në këtë moment dhimbjeje, jemi në solidaritet me të gjithë ata që janë prekur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×