Rinumërimi i votave, Berisha: PD mbështet çdo kandidat që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për mediat se PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) nuk e njohin legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se janë depozituar padi në çdo qark për të kundërshtuar rezultatin.

“Duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët: qëndrimi i parë i Partisë Demokratike dhe ASHM është se nuk e pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve,” tha Berisha.

Ai shtoi se forca politike që ai drejton është në posedim të një sërë dokumentesh që sipas tij tregojnë parregullsi serioze në proces. Berisha theksoi gjithashtu rëndësinë e transparencës, duke nënvizuar se PD jo vetëm që nuk do të pengojë kandidatët që kërkojnë sqarime për votat, por do t’i mbështesë.

“Çdokush që kërkon transparencë do të mbështetet. Ligji mund të mos i përligjë, por Partia Demokratike është në krah të tyre,” u shpreh ai.

Berisha konfirmoi se betejat ligjore të PD do të vazhdojnë në të gjitha qarqet, si pjesë e një përpjekjeje për të kundërshtuar atë që ai e cilësoi si një proces zgjedhor të deformuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×