Mbyllet seanca plenare/ Performanca energjitike e ndërtesave, Kuvendi miraton projektligjin me 72 vota

Mbyllet seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila edhe një herë tjetër pati përplasje mes opozitës dhe mazhorancës socialiste. Këta të fundit kërkonin vijimin me rendin e ditës, teksa demokratët si Flamur Noka dhe të tjerë hodhën sërish akuza për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit prej socialistëve.

Sakaq në fund të seancës, Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro dhe vetëm një votë kundër projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave, një nismë që synon të transformojë rrënjësisht mënyrën se si ndërtohen dhe rinovohen godinat në vend.

Projektligji ka për qëllim që ndërtesat publike dhe private të kthehen në struktura me konsum minimal të energjisë, duke ndjekur standardet e Bashkimit Evropian për efikasitet energjetik dhe mjedis të qëndrueshëm.

Në seancë ishin të pranishëm edhe deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga opozita mori pjesë vetëm deputeti Dashnor Sula, i cili ishte i vetmi që votoi kundër nismës.

Projektligji është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivave afatgjata të Shqipërisë për tranzicionin e gjelbër dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të Marrëveshjes së Parisit dhe integrimit në BE.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×