Sulmet me raketa nga Irani, flet nga Izraeli mësuesja shqiptare: Luftë historike që do na sjellë qetësi për disa dekada në Lindjen e Mesme

Në një lidhje me emisionin “Log.” në News24, Jeta Gani, mësuese me profesion e cila jeton në Izrael u shpreh se lufta që ka nisur mes Izraelit dhe Iranit është një luftë historike.

Sipas saj, megjithëse situata e krijuar është e vështirë dhe ata jetojnë me ankthin dhe frikën e shpërthimit të predhave që hidhen nga Irani, sërish për qytetarët izraelitë kjo luftë pritet të sjellë më në fund qetësi për shtetin izraelit.

“Irani ishte kërcënim shumë i madh për shtetin e Izraelit dhe erdhi koha që të merrej vendimi i duhur. Qeveria ka marrë mbështetje nga opinioni publik për vendimin e marrë. Populli në këtë moment e përjeton dhe e mbështet Netanjahun dhe ajo që është kryesorja është mbrojtja e njeriut.

Jeta Gani mësuese në Izrael: Para një ore prisnim raketa nga Irani, në veri të Izraelit ka patur raketa por nuk kemi dëgjuar për rënie raketash. Situatë e vështirë, luftë historike që mund të na sjellë qetësi për disa dekada në Lindjen e Mesme. Irani ishte kërcënim shumë i madh për shtetin e Izraelit dhe erdhi koha që të merrej vendimi i duhur.

Nga opinioni publik ka mbështetje për vendimin e marrë, populli në këtë moment e përjeton dhe e mbështet Netanjahun dhe ajo që është kryesorja është mbrojtja e njeriut.

()

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×