Kur dashuria bëhet kujtim: Besi mbulon tatuazhin për Xhensilën

Ajo që dikur ishte një ndër dashuritë më të komentuara në showbiz shqiptar, tashmë duket se ka mbetur vetëm një kujtim. Martesa mes Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka përfunduar prej kohësh, por një detaj i fundit ka rikthyer vëmendjen te historia e tyre e dikurshme.

Në një postim të fundit, ndjekësit kanë vënë re një ndryshim domethënës në trupin e Besit: tatuazhi i famshëm me inicialet “B – Xh”, simbol i lidhjes së tyre, nuk është më i njëjtë. Shkronja “Xh”, që përfaqësonte Xhensilën, është mbuluar me bojë të zezë, ndërsa “B” ka mbetur e vetme – një zgjedhje që flet më shumë sesa fjalët.

Ky gjest është interpretuar nga shumë si një mënyrë simbolike për të mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm, si në jetën publike, ashtu edhe në atë personale të artistit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×