Kohëve të fundit u përfol shumë për një kalim të Mirlind Dakut nga Rubin Kazan te klubi gjigand, Zenit. Diçka e tillë nuk do të ndodhë, për shkak të pretendimeve të larta ekonomike të sulmuesit shqiptar.
Kreu i Bordit të Drejtuesve të Zenitit të Shën Peterburgut, Aleksandër Medvedev, ka bërë të ditur lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Thjesht nuk arritëm të gjenim një marrëveshje me lojtarin dhe menaxherin e tij. Ai nuk do të vijë te Zeniti”- tha Medvedev.
Pas dështimit të kësaj piste, përfaqësuesit e Dakut do kërkojnë një ekip tjetër, ku lojtari mund të përshtatet. Alternativat janë të shumta, me të ardhmen e futbollistit që do e tregojë vetëm koha.