Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës24 ka folur për mandatin e marrë nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit dhe se kujt do t’i takojë ai.
I pyetur nëse ai vetë do të jetë deputeti përfaqësues i koalicionit, Lapaj tha se janë ende duke ndjekur procesin dhe do të ketë disa hapa deri në shprehjen e mandatit.
Nisida Tufa: Ju do të jeni deputet?
Adriatik Lapaj: Në po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.
Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.