Si një deputet i ri që i bashkohet parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Ervin Demo e sheh rolin e opozitës në legjislaturën e re që nis në shtator, mjaft të rëndësishëm, sa i takon procesit të integrimit.
Deputeti socialist u shpreh gjatë intervistës në “Kjo Javë” se në këtë fazë që është Shqipëria, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme për rolin e vet sidomos në procesin e integrimit.
“Shpresoj shumë që procesi i integrimit do jetë një arsye edhe më shumë që partitë politike të jenë më të përgjegjshme. Ato duhet ta shohin rolin e tyre në parlament si rol konstruktiv dhe jo për të mbajtur një qëndrim destruktiv që në fund të ditës ata e vuajnë vetë nga pikëpamja elektorale, por mund t’i bëjnë dhe ndonjë dëm të vogël Shqipërisë në këtë fazë të procesit”, tha Demo.
Ervin Demo: Unë besoj që patjetër se hapësira që i takon dhe që është e domosdoshme duhet ti jepet opozitës. Aq më shumë unë besoj se në këtë fazë që është Shqipëria opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme për rolin e vet sidomos në procesin e integrimit,
Shpresoj shumë që procesi i integrimit do jetë një arsye edhe më shumë që partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe rolin e tyre në parlament ta shohin si rol konstruktiv dhe jo për të mbajtur një qëndrim destruktiv që në fund të ditës ata e vuajnë vetë nga pikëpamja elektorale por mund ti bëjnë dhe ndonjë dëm të vogël Shqipërisë në këtë fazë të procesit.
()