Probleme me energjinë elektrike në zonën e Fushë Kuqes, Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Pompat do stakohen, do reduktohet furnizimi me ujë gjatë natës

Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton qytetarët se në disa zona do të ketë reduktim të furnizimit me ujë, për shkak të probleme që ka OSHEE me energjinë elektrike në zonën e Fushë Kuqes.

Mësohet se stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes.

Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.

NJOFTIMI

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon qytetarët se për shkak të problemeve që ka OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, stacionet e pompave në këtë vendndodhje (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot) do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona.

Ekipet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po ndjekin situatën për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe do të informojmë menjëherë për çdo përditësim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×