Ligji për zonat e mbrojtura në Kushtetuese, Zhupa: Është klientelist, ja përse Shqipëria rrezikon në të ardhmen që mos ketë zona të mbrojtura

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një intervistë për “News 24” ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për zonat e mbrojtura, i cili tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ligji është klientelist dhe i ndërtuar për të favorizuar interesat e politikës dhe oligarkëve, në dëm të natyrës dhe trashëgimisë kombëtare.

Zhupa thekson se me ndryshimet e reja ligjore, të miratuara në shkurt 2024, Shqipëria praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura reale, pasi kontrolli mbi to i është lënë në dorë pushtetit politik dhe interesave të disa individëve. “Rrezikojmë që në vend të natyrës së mbrojtur të kemi vetëm hotele e resorte,” paralajmëron ajo.

Ajo shton se në ligj ka shkelje kushtetuese dhe mirëpret faktin që Gjykata Kushtetuese e ka pranuar padinë për shqyrtim, duke e konsideruar këtë si një shenjë që problematika ekziston. Megjithatë, Zhupa shpreh shqetësimin se vendimi i gjykatës mund të ndikohet nga presioni politik dhe ekonomik. “Në një shtet normal do ta fitonim çështjen pa asnjë diskutim,” deklaron ajo.

Përveç kësaj, deputetja e PD kritikoi edhe projektligjin për sportin, duke e cilësuar si një përpjekje të mazhorancës për të kapur edhe këtë sektor përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në përzgjedhjen e arbitërve dhe drejtuesve të sportit, për interes të individëve të lidhur me pushtetin.

Deputetja e PD, Ina Zhupa: Sot u diskutua në Komision për ligjin e sportit dhe çdo gjë po bëhet siç do Fidel Ylli. KOKSH do që të zgjedhë arbirtrat, pra Fidel Ylli. Është ligj klientelist, që nuk ka të bëjë me sportin, por është favor i maxhoranës, për të kapur edhe sportin. Të enjten do jetë edhe një debat për këtë projekt-ligj. Në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, është dërguar në GJK dhe fakti që është pranuar për shqyrtim, tregon se në këtë padi ka problematika. Ne duam që të rrëzojmë ligjin. Shqipëria me këtë ligj të ri më shkurt 2024 nuk ka më praktikisht asnjë zonë të mbrojtur. Praktikisht, zona e mbrojtjes është lënë në dorë të orekseve të politikanëve dhe të oligarkëve. Mbrojtja e mjedisit ka të bëjë me një shëndet më të mirë dhe është pjesë e jetës së mirë. Duhet mbrojtur trashëgimia kombëtare dhe të krijohet eko-sistem i shëndetshëm. Këshilli i Ministrave e bënë këtë kufizim. Shqipëria rrezikon të mos ketë zona të mbrojtura, por mund të kemi hotele e resorte. Natyra është pronë e përbashkët dhe jo e disa individëve. Në ligj ka dhe shkelje kushtetuese. Është lajm i mirë që ligji po diskutohet nga GJK. Por, duke marrë parasysh se jetojmë në Shqipëri, është një ligj që ka nga mbrapa miliona euro dhe mund të ndikojnë në vendim. Janë lobingje me para, influenca e pushtet politik dhe ekonomik e gjykata ka presion shumë të madh. Në një shtet normal, ne do e fitonim çështjen 100 përqind.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×