Për analistin Neritan Alibali, transparenca për votën e zgjedhësve shqiptarë në 11 maj, nuk ka çmim ndaj beteja për denoncimin e krimit zgjedhor duhet të vazhdojë nga ana e kandidatëve të PD.
Alibali tha se situata aktuale në kampin demokrat nuk është e njëjtë si në 2001, kur Berisha përgatiti një dosje “të zezë” të cilën ja paraqiti komunitetit ndërkombëtar me të cilët negocioi nëse duhet të bëheshin zgjedhje të parakohshme apo jo.
“Ne nuk jemi sot në stadin që të fillojmë të analizojmë arsyet pse humbi opozita. Duhet bërë një lloj transparence pavarësisht se prokuroria është e shurdhër, pasi të shohim raportin e OSBE/ODIHR. Pastaj të flasim ca reformash duhet të bëjë opozita. Nuk jemi në stadin për të patur konkluzione”, tha Alibali.
Neritan Alibali: Nëse ne fillojmë e flasim për shpenzimet e hapjes së kutive, nuk ka sens. Transparenca nuk ka çmim.
Berisha në 2001 përgatiti dosjen e zezë dhe ja paraqiti komunitetit ndërkombëtar që negocioi nëse duhet të bëhej zgjedhje apo jo.
Pavarëissht se PD kandidatët e PD duhet ta vazhdojnë luftën, nuk duhet të mbyllet me shpalljen e listës së deputetëve nga KQZ. Secili prej tyre duhet të denoncojë rastet e krimit zgjedhor.
Ne nuk jemi sot në stadin që të fillojmë të analizojmë arsyet pse humbi opozita. Duhet bërë një lloj transparence pavarësisht se prokuroria është e shurdhër, pasi të shohim raportin e OSBE/ODIHR. Pastaj të flasim ca reformash duhet të bëjë opozita. Nuk jemi në stadin për të patur konkluzione.
Vazhdojmë të jemi në tranzicion.