20 vatra zjarri gjatë ditës së sotme në vend, ja harta e shpërndarjes së tyre

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale.

Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë:

Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.

Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.

Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.

Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.

Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.

Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.

Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.

Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.

Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.

Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×