Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, i ftuar në Log. në News24, sqaroi se “Avokati i Popullit”, për të cilin është kandidat për kreun e këtij institucioni, duhet të drejtohet nga opozita, sipas një marrëveshje PS-PD në vitin 2000 dhe që është zbatuar në vijim.
Sipas Ndregjonit, PS në deklaratat publike, nuk e refuzuar. Ndregjoni thotë se problemi është i Parlamentit shqiptar, që sipas tij, është i papërgjegjshëm.
Besim Ndregjoni: Nuk ka të bëjë kandidati për Avokat të Popullit, këtu kanë të bëjnë institucionet kushtetuese. A funksionon sistemi demokratik në Shqipëri? Nuk diskutohet problemi i një individi. Këtu flitet përse institucionet kushtetuese përdoren për politikë. Avokatin e Popullit e merr opozita, si pasojë e një marrëveshje PS-PD, që është bërë që në vitin 2000.
Pra, në këtë rast, institucioni propozues është opozita, që në bazë të marrëveshjes, miratohet në Kuvend me 84 vota. Kështu ka ndodhur edhe kur PS ishte në opozitë. PS, në deklaratat publike, nuk më ka refuzuar. Problemi është i Parlamentit, që është i papërgjegjshëm. Erinda Ballancës i ka mbaruar mandati, PD doli me një emër pasi ia kërkova unë dhe tani nuk e di pse nuk vendos Kuvendi.”
()