VIDEO/ I vihet sërish zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë, shtëllunga e zezë e tymit mbulon qytetin

Përsëri zjarr në vendin e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se zjarri është konstatuar në orët e mbrëmjes ndërkohë që është i dukshëm nga qyteti.

Në pamjet që sjell duket flaka gjigante dhe shtëllunga e zezë e tymit që mbulon zonën.

Kjo është hera e tretë që kryhet ky lloj veprimi në vendin ky depozitohen mbetjet e Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Teksa vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik dhe Vlora është një prej qyteteve bregdetare më të frekuentuara, problematika me mbetjet sjell një impakt negativ me pasoja të gjithanshme ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×