Nuk ishte pjesë e seancës së parë për “Partizanin”, Berisha tregon arsyen e vërtetë të mungesës në sallë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po flet për mediat pas daljes nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me mos praninë në seancën e parë për “Partizanin” Berisha u shpreh se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar.

Megjithatë ka sqaruar se nuk ka qenë kjo arsyeja e mors marrjes pjesë. E vërteta sipas tij është sepse ishte jashtë vendit në një udhëtim.

“Njoftim zyrtar siç duhet nuk kisha marrë por nuk ishte ajo arsyeja, arsyeja ishte që isha në një udhëtim”, tha ai.

Ndërkohë në lidhje me seancën e 21 korrikut, Berisha është shprehur se nuk ka marrë ende një shkresë zyrtare, por se nuk mund të thotë se nuk ka dijeni, pasi lajmi për shtyrjen e seancës është dhënë gjerësisht në media.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×