Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjehdjeve

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për 4 çështjet e hapura, që i përkojnë 4 ankimimimet e Partisë Demokratike, për rezultatin nga zgjedhjet e 11 majit.

PD ka ankimuar rezultatin për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kjo mbledhje vjen pas rinumërimit ku pasi të parashtrohen të gjitha gjetjet dhe pretendimet e palëve, pritet të kemi edhe një vendimmarrje.

Pikë e parë në rendin e ditës mësohet se është çështja sa i përket pretendimeve nga demokratët për “tren bullgar” në qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se rinumërimi nuk solli ndryshime në qarqet e tjera, përveç rastit të Fierit, ku kandidatja e PS Maldrita Bardho fitoi mandatin e deputetit me 10 vota më shumë Zegjine Caushi, mandat nga i cili hoqi dorë vetëm pak orë më pas.
KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera, ndërsa janë shpërndarë edhe mandatet nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×