Lirimi i Salianjit, avokati: Ish-ligjvënësi s’ka bërë kallëzim dhe është dënuar me burg, kjo është absurde

Avokati Gentian Rumano, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo ka folur pas lirimit nga burgu të ish-deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar çështjen absurde.

Sipas tij, Salianji është dënuar pa bërë një kallëzim penal, kusht që e kërkon neni 305 i Kodit Penal.

Rumano theksoi se Prokuroria nuk duhej të niste procedim pa pasur një kallëzim zyrtar. Ai shtoi se Salianji thjesht ka bërë publike një çështje me interes të lartë shoqëror.

Avokati Gentian Rumano:  Neni 305 ka të domosdoshme kallëzimin përpara OPGJ. Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim dhe është dënuar me burg, kjo është absurde. Pra, domosdoshmërisht duhet të kemi kallëzim penal, nga subjekti që mund të procedohet. Kjo që ka ndodhur është procedurë e re.

Nga Prokuroria nuk duhet të niste procedim ndaj Salianjit, derisa nuk kishte kallëzim penal. Ervin Salianji ka paraqitur në media një rast që në interesin e tij duhet të bëhej publike. Në këto kushte, Salianji nuk duhej hetuar.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×