“Salianji e kishte petkun për kryetar të PD pa hyrë në burg”, avokati Rumano: Nuk shikoj askënd tjetër si pasardhës të Berishës përveç tij

Avokati Gentian Rumano, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo, ka folur pas lirimit nga burgu të ish-deputetit Ervin Salianji, duke e renditur atë parin si kryetar i ardhshëm i Partisë Demokratike pas largimit të Sali Berishës.

Sipas Rumanos, edhe po të mos e kishte patur dënimin me burg, do të ishte i vetmi subjekt i cili mund të bënte kryetarin e PD pas largimit të Berishës. Ai nuk shikon askënd tjetër në Partinë Demokratike që të vijojë punën e lënë nga Berisha.

Gentian Rumano: “Salianji nuk ka pasur nevojë për të bërë burg që të krijonte një kapital politik ose të krijonte një famë më të madhe. Ai është një lider i ardhshëm i Partisë Demokratike, sepse nuk shikoj ndonjë tjetër që mund të jetë pasardhës i zotit Berisha. Por edhe po të mos e kishte patur dënimin me burg, do të ishte i vetmi subjekt i cili mund të bënte kryetarin e PD pas largimit të Berishës. Nuk shikoj askënd tjetër në Partinë Demokratike që të vijojë punën e lënë nga Berisha. Në vlerësimin tim, ai nuk ka patur nevojë për kredo politike që burgu t’ia jepte. Salianji e ka pasur petkun e kryetarit të ardhshëm të PD-së pa hyrë në burg.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×