Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur. Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.

Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×