
Gazetari dhe analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin Log. në News24, ka komentuar rreth qeverisë së re që pritet të dalë nesër nga Asambleja e Partisë Socialiste.
Sipas Muratit, Rama ka mundësi të eksperimentojë, pasi kjo qeveri mbështetet vetëm te një parti. Murati është i mendimit se qeveria e re do të jetë një ndërthurje politike me teknike, sigurisht nuk përjashtohen surprizat.
Erl Murati: “E kam të vështirë për ta parashikuar nëse qëndron Belinda Balluku në qeveri. Influencë në qeverisje për shkak të funksionit që ka është Blendi Gonxhe. Në parti pushteti i Ramës është shumë i fuqishëm. Nga ana politike psh mund të jetë më e fortë Mirela Kumbaro sesa Delina Brahimaj. Deri para një muaj qarkullonte një ide që Rama do t’ia delegojë qeverinë Ballukut. Por kohët e fundit duket se kjo nuk mbështetet plotësisht.
Vetëm një rreth i ngushtë mund të dijë qeverinë e së nesërmes. Rama ka mundësi të eksperimentojë, pasi kjo qeveri mbështetet vetëm te një parti. Qeveria e re do të jetë një ndërthurje politike me teknike, sigurisht nuk përjashtohen surprizat.
and then