Ndikimi i temperaturave të larta në sëmundjet kardiovaskulare/ Mjekja kardiokirurge: Shmangni ekspozimin në diell! Ja si të ruheni nëse keni probleme

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24 ishte e ftuar mjekja kardiokirurge Alesia Mehmeti e cila diskutoi për ndikimin e temperaturave të larta në sëmundjet kardiovaskulare dhe disa këshilla se si duhet të ruhemi nëse kemi disa probleme.

Ajo tha se temperaturat e larta mund të shkaktojnë një punë ekstra për zemrën dhe sitemin kardiovaskular në përgjithësi.  Mjekja shtoi më tej se ekzistojnë disa shenja ose simptoma të cilat tregojnë fillimin e disa problemeve kardiovaskulare të padiagnostifikuara.

“Temperaturat e larta e mundojnë organizmin dhe shkaktojnë një punë ekstra të organizimit në përgjithësi dhe pastaj të zemrës dhe sistemit kardiovaskular në veçanti. Në temperaturat e larta dhe temperatura e organizmit rritet dhe trupit i duhet të punoja ekstra në mënyrë që ta eleminojë temperaturën e rritur. Aktivizohet sistemi nervor simpatik dhe janë disa nerva të cilat shkaktojnë rritje të frekuencës dhe rrahjeve të zemrës. Për eleminimin e temperaturës është zgjerimi i enëve të gjakut të cilat ndodhet më afër me lëkurën dhe përshpejtojnë edhe procesin e djersitjes. Djersa mund të sjelli edhe probleme të qarkullimit të gjakut dhe të gjitha bashkë shton edhe punën që duhet të bëj zemra sidomos tek personat që kanë pasur probleme kardiovaskulare më herët. Ka disa shenja dhe simptoma të cilat variojnë edhe sipas moshës dhe në fillim mund të jenë të lehta dhe pastaj mund të mendojmë se mund të kemi probleme kardiovaskulare të padiagnostifikuara. Si fillim janë dobësia trupore dhe shenjat e lodhjes sidomos në stinën e verës dhe marrja e mendjeve. Disa simptoma të tjera mund të jenë si dhimbja e gjoksit e cila mund të përhapet në dorën e majtë dhe në shpatulla. Tensioni stabël mund të konsiderohet 12 me 8”, tha ajo

 

Gjatë bisedës në studio, mjekja kardiokirurge theksoi disa këshilla se si duhet të ruhemi nëse kemi disa probleme, sidomos të moshuarit.  Mehmeti tha se është e rëndësishme konsumimi i 2 litrave ujë dhe të moshuarit duhet të shmangin ekspozimin në diell gjatë orës së pikut.

“Temperaturat e larta mund të shkaktojnë edhe ulje të presionit të gjakut.Për çdo rritje apo ulje temperaturash të moshuarit mund ta ndiejnë më shumë rritjen e tensionit. Ndryshimi i dozave të mjekimit duhet të ndyshohet sipas rekomandimit të mjekut dhe jo duke tentuar ta ndryshojnë vetë. Këshillat se si duhet të ruhemi janë që duhet të konsumojnë 2 litra ujë në ditë, ekspozimi në diell gjatë orës së pikut dhe më e rëndësishme nëse janë duke konsumuar disa barna, duhet të konsultohen me mjekun para ndyshimit të mjekimit”, përfundoi Mehmeti

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×