Fier, përfshihet nga flakët automjeti në Levan, drejtuesi del me shpejtësi nga mjeti, shpëton mrekullisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Levan të Fierit ndërsa drejtuesi i tij ndodhej brenda mjetit.

Mësohet se mjeti është djegur plotësisht, por drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka dalë menjëherë nga automjeti tip Benzi sapo ka vënë re zjarrin.

Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×