“BE nuk e lejon amnistinë fiskale”, eksperti Ergis Sefa: Qeveria po gjen mjete të tjera. Faljet para zgjedhjeve thyejnë besimin tek qytetarët!

Për ekspertin e çështjeve të ekonomisë, Ergis Sefa, amnistia fiskale nuk lejohet nga Bashkimi Europian, dhe në negociatat për procesin e integrimit, në kapitullin e 10-të, kjo është shumë e qartë, e mbyllur.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24, Sefa tha se për t’i shpëtuar mekanizmave të Brukselit, Qeveria propozoi një strategji të re, të quajtur paqja fiskale.

“BE nuk të lejon korrigjime të tilla të forta pra amnistitë, këtë e ka thënë dhe para negocitave dhe tani e ka përfshirë në kapitullin e 10. Prandaj po tentohet përmes mjeteve të tjera si paqja fiskale”, tha Sefa teksa shtoi se aplikimi i shpeshtë i amnistisë fiskale thyen besimin tek qytetarët korrekt ndaj detyrimeve financiare.

Ergis Sefa; Çështja e amnistisë fiskale në kapitullin e 10, po tentohet përmes mjeteve të tjera që duhet të shkojnë paralelisht me politikat fiskale, lufta ndaj informalitetit.

Në momentin që krijohet amnistia fiskale, që nga 2015, janë aplikuar 5 apo 6 amnisti, tregon që nuk është një përjashtim nga rregulli. Në momentin që bëhet kaq i shpeshtë, thyen besimin tek qytetarët se ti duhet të jesh korrekt ndaj pagesave të shtetit.

Sepse sa herë do të ketë zgjedhje, do jesh me shpresën se do të falen. Mesazhi më i fortë ishte falja e gjobave para zgjedhjeve, duhet monitorim i fortë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×