EMRI/ Grabiti dhe plagosi turisten ukrainase në Greqi, identifikohet autori në Halkidiki

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur brenda një banese  të marrë me qera në zonën e Kipsa, kur një shtetas ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga ukraina.

25-vjecarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke.

Ai është identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjeç, nga Tirana. Ai rezulton të jetë arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras në Halkidiki. Ai po vuante dënim në gjysëm liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×