“Votimi jonë kundër është për një bashki të re”, Genc Gjokutaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Ju deshët 4 muaj të kuptoni se…

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Genc Gjokutaj u shpreh gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj,  se PD mbështet propozimin, por me motive thelbësisht të ndryshme nga ato të socialistëve.

Ai theksoi se Veliaj nuk u lejohet të mbrojë veten në mbledhje për shkak të arrestimit dhe akuzave penale, ndërsa theksoi se kjo situatë është e paprecedentë dhe kërkon një qasje ligjore të kujdesshme.

Gjokutaj bëri me dije se vota pro e demokratëve nuk është e lidhur me atë të maxhorancës dhe shpreh kundërshtimin e tyre për mënyrën sesi po menaxhohet procesi.

“Nga pikëpamja ligjore nuk është pika c te neni 62. Zoti Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, është i arrestuar dhe i akuzuar për vepër penale. Nuk e afekton mandatin e tij. Interesi publik na detyron ta bëjmë këtë oportunitet. T’ja lëmë kryeministrit arkitekti të kësaj parade që ta zgjedhë sipas ligjit dhe Veliaj të ushtrojë të drejtën e tij siç e ka thënë që e ka betejën me gjykatën dhe jo këshillin. Të shikojmë shkaqet që do përdori. Është rast unikal që një kryetar ndodhet në këto kushte. Dua të vë në dukje, do mundoheni ta relativizoni qëndrimin e Veliajt. Respekti për kryetarin është aq sa nuk pranuat të vijë të flasë. Është në emër të kryetari të bashkisë në detyrë dhe jo Veliajt. Votimi jonë kundër është në formë me ju por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje. Ju votoni për lojë politikë, për të mbaruar punët me bashkinë e Tiranës. Votimi jonë kundër është për një bashki tjetër të re. Vota jonë pro propozimit nuk ka asgjë të përbashkët me votën tuaj. Ju deshët 4 muaj të kuptoni se nuk keni kryetar”, u shpreh Gjokutaj

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×