2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bukur në botë, të futur tashmë në zonën e zjarrit.
Në Torino, të premten një superfidë, ajo mes Juventusit në superformë dhe Atalantës, një prej skuadrave më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian vitet e fundit.

Ndërkohë që të dielën mbrëma në “La Scala”-n e futbollit italian, Milani pret Napolin. Dy skuadra legjendare, që kanë nisur në mënyrë perfekte një sezon, që, nëse vijon kështu, shumë shpejt do t’i kristalizojë mes favoritëve kryesorë për titull.

E me siguri, nuk do të jenë të vetmit pretendentë, pasi Interi duket se nuk do të ndalet derisa të shpallet sërish kampion, i cili këtë javë sfidon Cagliarin, por edhe 2 skuadrat kryeqytetase Roma e Lazio, që në javën e pestë të Serie A, shohin përballë Verona dhe Genoa.

Pasionit italian, në këtë superfundjavë sportive, i bashkohet superfuqia dhe klasi gjerman, me disa supersfida mes të cilave ajo mes Bayern dhe Werder, Mainz-Borussia, apo Union Berlin-Hamburg, të cilat ndezin tifozerinë fanatike në Bundesliga, por edhe tifozët e zjarrtë shqiptarë që futbollin gjerman e ndjekin me po aq pasion sa në arenat legjendare.

Plot 30 superndeshje mes Serie A, Bundesliga e Bundesliga 2, Superligës Portugeze, e bëjnë këtë fundjavë maratonike sportive vendtakimin ideal për fansat e futbollit.

Tashmë ju e dini, kampionatet më të forta në botë i sjell Tring, platforma sportive më e madhe në vend, njëherësh edhe paketa më e përshtatshme për çdo individ e familje.
Përfito nga oferta e momentit, shijo të plotë futbollin elitar dhe sportifikohu, me Tring sigurisht!
© BalkanWeb