Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një intervistë për News24, deklaroi se legjislatura e re ka filluar me veprime antikushtetuese, duke konsideruar dekretimin e ministres Diella dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit në kohë rekord, si shkelje të ligjit.
Ai theksoi se mazhoranca ka frikë nga debati i hapur dhe ka vendosur të mbajë nën kontroll proceset, ndërsa shtoi se Shqipëria është përballë një regjimi dhe kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të kundërshtuar neo-diktaturën.
Shehu gjithashtu kritikoi sistemin shëndetësor, duke e cilësuar atë si sistem “paguaj ose vdis” për qytetarët.
Deputeti i PD, Tritan Shehu: Çdo gjë në këtë legjislaturë është antikushtetuese, që nisi që me dekretimin e ministres Diella. Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në kohë rekord, ndërsa ligji e ka, që duhet së paku një javë kohë, për ndryshime. Edhe pse kanë mazhorancën, kanë frikë nga debati i hapur dhe nuk e duan debatin e hapur.
Jemi përballë një regjimi. Duhet mobilizm njerëzor përballë neo-diktaturës. Nuk ka vullnet politik për të bërë punë, por ka vullnet për të lënë gjërat në degradim. Shëndetësia sot funksionin me parimin “paguaj ose vdis”.
BalkanWeb